Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ndaloi së festuari golin e fitores së skuadrës së tij kundër Watfordit, pasi kupto se ishte përballë trajnerit kundërshtar, Claudio Ranierit.
“Spurs” arkëtuan pikët e plota të shtunën në përballjen e javës së 21-të në Premierligë kundër Watfordit.
Goli i fitores për londinezo-veriorët erdhi në minutën e gjashtë shtesë kur shënoi Sanchez.
Festa e Contes te goli i Sanchez zgjati vetëm pak momente, pasi ndaloi në shenjë respekti kur pa se afër tij ishte Ranieri.
Look at Conte’s face when he realized he’s celebrating in Ranieri’s face ?pic.twitter.com/9nBSYHmjfN
— Luka ?? (@Lukathfc) January 1, 2022
Tifozët në rrjetet sociale vunë re sjelljen e Contes, ndërsa e përgëzuan atë për veprimin.
Më poshtë mund ta shihni momentin.