Zyrtare: Futbollisti i Kosovës transferohet te klubi gjerman

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija është bërë zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës gjermane, Paderborn.

Muslija ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023 me klubin që bën gara në Bundesliga 2 të Gjermanisë, shkruan Demokracia.com.

Muslija do ta mbajë numrin 30 në fanellën e Paderbonit.

23-vjeçari është transferuar te Paderborni si lojtar i lirë, ndërsa së fundmi u nda me klubin tjetër gjerman, Hannoverin.

“Florenti është një lojtar që ka përvojë në Bundesliga dhe Bundesliga 2. Me kreativitetin e tij ai rrit mundësitë në skuadrën tonë. Jemi të lumtur që Florenti i është bashkuar Paderbornit”, ka thënë drejtori sportiv i Paderbornit, Fabian Wohlgemuth për faqen zyrtare të klubit gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *