Xavi nuk heq dorë nga Dembele

Rinovimi i kontratës së Ousmane Dembele mbetet një prioritet për Barcelonën dhe trajnerin e tyre Xavi Hernandez.

Klubi dhe lojtari janë në bisedime të vazhdueshme për të zgjatur qëndrimin e francezit në Camp Nou, edhe pasi ai hodhi poshtë ofertën e fundit të katalanasve.

Xavi, megjithatë, mbetet i bindur se gjithçka nuk është humbur ende dhe ai shpreson se një marrëveshje do të gjendet në një takim të ardhshëm.

“Ne jemi në negociata,” tha Xavi në konferencën e tij për shtyp para Mallorca të shtunën. “Unë kam ende shpresë se ai do të qëndrojë.

“Kam folur me të dhe mendoj se është e mundur që ai të përpiqet të qëndrojë. Bisedimet janë në proces, kështu që tani për tani duhet të presim”, deklaroi trajneri spanjoll.

Xavi e di se sa e rëndësishme është rinovimi i Dembeles për klubin dhe ai tashmë e ka mbështetur francezin që kur zëvendësoi Ronald Koeman në stolin e katalonasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *