Shtohet lista e interesimeve për Kumbullën, futet në garë dhe një tjetër klub i Serisë A

Lista e interesimeve për të transferuar mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbullën është zgjeruar.

Tanimë është edhe Fiorentina që ka shfaqur interesimin për shërbimet e mbrojtësit të Shqipërisë.

Së fundmi ishte Napoli që dëshironte kartonin e Kumbullës, por Roma duhet të rivlerësojë situatën.

Nga ana tjetër Marash Kumbulla po e pëlqen së tepërmi këtë sfidë të re që i ka ardhur në karrierë dhe kërkon që të bind me çdo kusht Mourinhon se mund të luajë titullar me të.

Dëshira e lojtarit të Kombëtares është që të qëndrojë te Roma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *