Zyrtarisht do të largohen me zero euro, alarmohen Juve, Inter, Barça e Bayern

Matthias Ginter dhe Denis Zakaria nuk do të vazhdojnë të luajnë në Borussia Monchengladbach.

Lajmin e ka konfirmuar vet Monchengladbach, por edhe lojtarët, që thonë që gjithçka është vendosur dhe s’ka më kthim prapa.

Ata duan një aventurë të re dhe ofertat për ta nuk mungojnë.

Për Ginter raportohet se interesohet Interi, por edhe Newcastle, derisa për Denis Zakaria interesimi është shumë më i madh.

Barcelona, Bayern Munich dhe Juventusi janë duke e monitoruar situatën e lojtarit, bashkë me disa klube angleze, që do të tentojnë ta marrin atë falas në verën e vitit 2022, kur t’i skadojë kontrata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *