Derisa në gjithë Evropën futbollistët janë duke i festuar festat e fundvidit dhe futbollin për pak ditë e kanë lënë anash, në Angli ndodh e kundërta.
Në festat e fundvidit shtohet intensiteti dhe brenda një javë luhen tri xhiro.
Sonte në program janë katër takime, ndërsa për shkak të COVID-19, janë anuluar ndeshjet Arsenal – Wolwes dhe Leeds – Aston Villa.
Gjithsesi, spektakli nuk do të mungojë ku Liverpooli do të tentojë fitoren e radhës derisa do të ketë një udhëtim shumë të vështirë kundër Leicesterit.
Një sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Sothamptonit të Armando Brojës dhe Tottenhamit, sfidë kjo që nis nga ora 16:00.
Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve të sotme.