Kupa e Afrikës do të luaj edicionin e saj të tridhjetë në Kamerun. Turneu kontinental fillon më 9 janar dhe do të përfundojë më 6 shkurt.
Klubet evropiane kishin vënë duart mbi kokë kur morën vesh që kjo garë do të luhet në mes të janarit. Shumë skuadra humbasin lojtarë në një moment delikat të sezonit.
Liverpooli është padyshim skuadra më e dëmtuar evropiane nga kjo garë. Skuadra e Klopp nuk do të humbas shumë lojtarë në numër, por do humbas shumë në cilësi duke humbur për 1 muaj tre superyje si Salah, Mane e Keita.
Sevilla është skuadra më e prekur spanjoll nga kjo garë ngase do huumbas yje si Bono, Munir dhe En-Nesyri. Edhe Arsenali do mbetet pa lojtarë të rëndësishëm si Thomas , Aubameyang, Pépé dhe Elneny.
City do e humbas Mahrez, ndërsa Chelsea portierin Mendy. Napoli do jetë pa Koulibaly e Osimhen, ndërsa Milani pa Kessien. PSG do jetë pa Hakimin për një muaj.