Gazeta italiane “Corriere Della Sera” njofton se shitja e Muriqit është lëvizja e parë që do të bëj Lazio në afatin kalimtar të janarit.
Sarri e ka njoftuar Igli Taren se nuk llogarit në shërbimet e Muriqit dhe se do një sulmues tjetër në skuadër.
Drejtori i Lazios thuhet se është në bisedime me Galatasarayn për shkëmbimin e mundshëm me Van Aanholt.
Një alternativë tjetër është edhe shitja e Muriqit te Hull City në Angli.
Me shitjen e kosovarit, Sarri është i vendosur të nënshkruaj me sulmuesin kroat, Kaliniq.
Raportohet se Muriqi është në bisedime në Turqi dhe se mund të ketë zhvillime konkrete rreth largimit të tij.