E ardhmja e Erling Haaland është shumë e përfolur nga mediat para afatit kalimtar të janarit.
Skuadra të shumta janë në garë për të nënshkruar me yllin e Dortmund me Real Madridin që duket favoriti pasi lojtari preferon një kalim te madrilienët.
Megjithatë, gazetari, Gerard Romero raproton se Laporta e dëshiron me çdo kusht norvegjezin.
Laporta po e cilëson Haalandin si “Ronaldinhon’ e projektit të tij. Lojtari i ka bërë të qartë çdo klubi se ai dëshiron të jetë lider kudo që të transferohet.