Arsenali ka shënuar fitore në kuadër të javës së 18-të në Premierligë, duke e mposhtur Norwich Cityn në udhëtim.
“Topçinjtë” u larguan nfa “Carrow Road” me fitore të thellë 0-5 ndaj skuadrës së fundit në tabelë.
Bakayo Saka (6′,67′), Tierney (44′), Lacazette (84′) dhe Smith Rowe (90+1′) ishin autorët e golave në fitoren e pestë radhazi të londinezëve.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u paraqit 90 minuta në këtë duel për Arsenalin.
Arsenali përforcon pozitën e pestë me 35 pikë, ndërkohë që Norwich mbetet i fundit me vetëm dhjetë pikë.