Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin kroat. Marin Cacic ishte vetëm 23 vjeç dhe aktivizohej me ekipin e NK Nehaj.
Mbrojtësi ka humbur jetën si pasojë e problemeve në zemër. Në një moment është rrëzuar teksa po stërvitej me ekipin, për të mos u çuar më.
Mjekët konfirmuar problemet kardiake të lojtarit të ri, i cili përfundoi në koma dhe ndërroi jetë ditën e djeshme.
“Lamtumirë i dashur, u ndave pa dëshirën tonë dhe pa një letër lamtumire”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kroat për humbjen e Cacic.