Tirana fiton atë që padyshim është derbi më i gjatë me 112 minuta lojë pas shtesave të panumërta si pasojë e ndërprerjeve të vazhdueshme.
Një derbi që është vendosur me një gol në minutën e 100-të, duke i dhënë bardhebluve shtysën drejt titullit kampion.
Tirana triumfoi me rezultat 2:1 për ta forcuar bindshëm vendin e parë në tabelë.