Coutinho ka dështuar të gjejë formën më të mirë që prej transferimit në vlerë 130 milionë euro nga Liverpool në vitin 2018. Braziliani ka fituar Ligën e Kampionëve, edhe pse ajo ishte në fanellën e Bayernit.
Para afatit kalimtar të janarit, Barcelona ka nevojë për para dhe për të bërë transferime duhet të shesë disa futbollistët e ekipit të parë me Coutinhon që është ndër kryesorët që do largohet.
“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona e ka ofruar Coutinhon te dy klubet angleze, Newcastle United dhe Tottenham.
Newcaslte pritet të bëhet fuqi evropiane në vitet e ardhshme pasi drejtuesit e Arabisë Saudite morën drejtimin e klubit, derisa Tottenham dëshiron përforcime, por nuk mund të shpenzojë shumë para në janar.
Coutinho nga ana tjetër është i hapur për rikthimin në Premierligë, edhe nëse do thoshte që do ta zbres pagën.