Klubi i Ballkanit ka njoftuar sot se ka ndarë rrugët me trajnerin Bekim Isufi.
Isufi e mori Ballkanin në fillim të këtij kampionati e udhëhiqi skuadrën vetëm në pjesën e parë të kampionatit duke e mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me vetën dy pikë larg vendit të parë.
“Trajnerin e falënderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar FC Ballkani.
Demokracia.com mëson se skuadra nga Theranda ka shprehur interesim për trajnerin Ilir Daja, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Partizanit të Tiranës. Gjithsesi, klubi suharekas nuk ka dhënë asnjë detajë sa i përket trajnerit të ri.
“Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik”, thuhet në njoftim e FC Ballkanit.