Bekim Isufi nuk është më trajner i Ballkanit.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se e ka ndërperë bashkëpunimin me trajnerin gjilanas.
Ballkani e ka falënderuar Isufin për punën e bërë, ndërsa shpejt do ta zyrtarizojë pasuesin e tij.
“Të dashur tifozë, ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi. Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim. Gjat ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik. Na priftë e mbara Suharekë”, njofton klubi Portokalli.
Nën drejtimin e Isufit, Ballkani e pati një pjesë të parë të sezonit pozitive, duke e humbur primatin vetëm në xhiron e fundit, pas humbjes nga Gjilani.
Ballkani synon të shpallet kampion i Kosovës dhe të luajë në garat evropiane.