Nuk është rastësi. Serbia vazhdon gjithçka të përziej me sport, madje edhe kur protestohet në rrugë për çështje politike ato e lidhin me sport dhe kërkojnë dënim dhe përjashtim për klubet shqiptare.
Mbrëmë në Tiranë u protestua kundër vizitës së Vuciqit në Tiranë, ndërsa sot portali serb, Kurir, shkruan Se UEFA duet të ndërhyrje pasi ata janë tifozë he kjo nuk është hera e parë që bëjnë thirrje kundër Serbisë.
“Ngjarjet e djeshme në Tiranë nuk janë asgjë të re apo befasuese. Domethënë, gjatë kualifikimeve për Botërorin, kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve të tmerrshme në rrugët e Tiranës, dhe jo vetë stadiumin, por edhe kur paraqiteshin si mysafirë. Ata vazhdimisht brohorasin “UÇK” gjatë ndeshjes shqiptare! Për të mos përmendur brohoritjen për “vrasjen e serbëve” si në ndeshje ashtu edhe në vetë qytet.
Të gjitha këto ngjarje kaluan pa u vënë re nga UEFA. Asnjë dënim nuk ka mbërritur në adresën e Federatës Shqiptare të Futbollit!
Nuk duam as të mendojmë se çfarë do të ndodhte nëse tifozët serbë do të bënin diçka të tillë…”, ka shkruar në mënyrë të çuditshme Kurir. Të kujtojmë se ngjarja e djeshme nuk kishte fare të bënte me sportin, derisa sa I përket thirrjeve raciste tifozët serb janë kulmi, ku ndeshjet e tyre ndërkombëtare sot më shumë luhen pa tifozë sesa me tifozë për shkak të dënimeve që marrin nga UEFA.