Youtuberi Jake Paul akuzohet për fitore “fake”, ja gjesti që e kompromenton

Jake Paul po bëhet më i njohur për karrierën e tij si boksier sesa për rolin e tij si youtuber. Amerikani ka një rekord profesional prej pesë fitoresh dhe asnjë humbje. Suksesin e fundit e arrit ndaj Tyron Woodley, me një të djathtë vrastare në raundin e gjashtë.

Një “Knockout” që ka ngjallur shumë diskutime pas imazheve të publikuara në rrjetet sociale, teksa hidhen akuza legjitimitetin e fitores së Paul.

Mijëra përdorues të rrjeteve sociale kanë vënë në dukje se në video shihet një lëvizje e çuditshme e dorës së djathtë të Paul, duke aluduar për një sinjal që i jepet luftëtarit të UFC-së për t’u shembur në ring në goditjen e radhës.

Imazhet tregojnë se si Paul e kthen dorën e djathtë dy herë përpara se të lëshojë goditjen “vrastare” në fytyrën e kundërshtarit.

“Duket si një shenjë. Woodley ble për ta pranuar atë grusht,” shkruan një përdorues. “Paul kthen kyçin e dorës dhe Woodley ul vigjilencën në atë moment, nëse kjo nuk është marrëveshje, nuk e di se çfarë do të ishte tjetër”, thotë një tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *