Napoli është larguar me tri pikë të plota nga ndeshja me Milanin në stadiumin “San Siro” të zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së 18-të të Serie-A.
Goli i minutës së pestë i realizuar nga Elmas i mjaftoi skuadrës së Luciano Spallettit që të sigurojë një fitore të madhe në luftën për titull në këtë edicion të Serie-A.
Ky triumf e barazon Napolin me pikë më Milanin, nga 39, por të kaltërtit ngjiten në vendin e dytë duke iu falënderuar golaverazhit më të mirë.
Qendërmbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë duke bërë disa ndërgyrje vendimtare për të mbajtur të paprekur portën e mysafirëve.
Pas 18 xhirove, Serie-A kryesohet nga Interi me 43 pikë, i ndjekur nga Napoli dhe Milani nga 39 sosh.