Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, ka marrë vëmendjen me një rrotullim interesant në pjesën e parë të ndeshjes ndër Milanit dhe Napolit.
Skuadra mysafire shënoi e para në San Siro përmes Eljif Elmas që në minutën e pestë të takimit.
Ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë të takimit, ndërsa Tomori mori vëmendjen me mënyrën e tij të ‘vallëzimit’.
Qendërmbrojtësi ishte i hutuar nga përplasja me një lojtar kundërshtar dhe nuk e vërejti drejtimin e topit.
Në atë çast, ai i bëri disa rrotullime në përpjekje që ta gjejë se në cilën pjesë shkoi topi dhe vazhdoi përpara. Kjo sekuencë është bërë hit në rrjetet sociale.
Da capogiro!? pic.twitter.com/yoXov3ztg5
— già $teven $eagal? (@giastevenz) December 19, 2021