Mesfushori brazilian, Casemiro ka shkaktuar një ndërhyrje të ashpër në futbollistin e Cadizit, Santiago Jaime gjatë ndeshjes që po zhvillohet në La Liga.
Reprezentuesi brazilian bëri ndërhyrje të ashpër nga prapa në mes të fushës ndaj Jaimes, kur po rrjedhte minuta e 26-të.
Pavarësisht se ndërhyrja e Casemiros ishte e ashpër, gjyqtari kryesor i takimit vendosi ta ndëshkonte vetëm me karton të verdhë atë.
Pothuajse të gjithë futbollistët mysafirë vrapuan të kundërshtonin këtë vendim të gjyqtarit, por ky i fundit nuk ndryshoi mendim.
Ndryshe, momentalisht po rrjedhë minuta e 50-të dhe rezultati është i barabartë 0-0.
Më poshtë mund ta shihni momentin.
Casemiro only got a yellow for this ? pic.twitter.com/M62Qxto6PR
— ESPN FC (@ESPNFC) December 19, 2021