Manchester City ndihet i lehtësuar. Trajneri Pep Guardiola do të jetë në stol nesër në “St. James’ Park” për ta udhëhequr ekipin e tij kundër Newcastle United.
Dje, pas rezultatit të dyshimtë të një testi për Covid-19, konferenca për shtyp e teknikut spanjoll u anulua. Megjithatë, tashmë ka mbërritur rezultati i dy tamponëve të radhës, fatmirësisht negativë.
Prandaj, Guardiola do të jetë në gjendje të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit dhe t’i drejtojë djemtë e tij.