Klopp i ashpër me kundërshtarët, akuzon Manchester United dhe Tottenham për mungesë transparence për rastet me koronavirus

Jurgen Klopp beson se nevojitet më shumë transparencë në lidhje me Covid-19, në një kohë kur numri në rritje i rasteve në klube ka çuar në shtyrjen e disa ndeshjeve të Premier League.

Trajneri i Liverpool-it dha si shembull fshehtësinë rreth rasteve pozitive në Manchester United dhe Tottenham.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Shqetësimi ynë kryesor është shëndeti i lojtarëve”, ka thënë gjermani, duke konsideruar se “shkëmbimi i informacionit” është thelbësor për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme.

“Unë e di se çfarë do të thonë njerëzit që janë kundër vaksinës: ‘Klopp bën thirrje për vaksinim, por tani ai ka infektuar lojtarët’. Por, duke u vaksinuar, probabiliteti për t’u infektuar është më i vogël. Dhe nëse infektohen, do të shërohen më mirë. Mendoj se është e nevojshme të flasim për këtë temë, sepse ka shumë gjëra që njerëzit nuk i kuptojnë.

“Kur kam lojtarë të padisponueshëm them. Në Manchester United, kam dëgjuar se ata kanë lojtarë të infektuar, por nuk e kam idenë se cilët janë ata lojtarë. Nuk e di as kush në Tottenham e ka virusin. Nuk e di nëse është e nevojshme të dihet, por nëse nuk është e nevojshme të dihet se kush është i infektuar, a do të jetë e nevojshme të dihet se sa janë?”, deklaroi Klopp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *