Ja sa para fitojnë kombëtaret që marrin pjesë në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve është jo vetëm një mundësi për Kosovën që duke fituar Ligën D të ketë mundësinë që të ngjitet në kategorinë B, por në të njëjtën kohë vendi i parë në Grupin D2 do t’i garantonte një shumë të rëndësishme prej 2 milionë eurosh.

Pa dyshim që ky është një stimul jo i vogël për të vazhduar për t’u rritur edhe më shumë. Gjithsesi, UEFA nuk ndalet vetëm këtu me bonuset që jep për kombëtaret protagoniste.

Arritja në gjysmëfinale të garanton të paktën 7 milionë euro për vendin e katërt; 8 milionë euro për vendin e tretë; 9 milionë euro për finalisten humbëse (vendi i dytë) dhe 10.5 milionë euro për fituesen e turneut. Kujtojmë se kombëtaret që kanë fituar dy kompeticionet e para të Ligës së Kombeve, janë Portugalia dhe Franca, në sezonin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *