Liga e Kombeve, këto janë datat e zhvillimit të ndeshjeve

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2022-23.

Sot, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për sezonin e ri të Ligës së Komebeve.

“Dardanët” që janë në grupin C2, do të përballen me Qipron/Estoninë, Greqia dhe Irlanda e Veriut.

Vlen të theksohet se në të kaluarën në Nations League, Kosova fitoi grupin D, por në “Play Off” u mposht nga Maqedonia për të humbur shanset për kualifikimin në Euro2020.

Dy ndeshjet e para të UEFA Nations League 2022-23 janë planifikuar për 2-7 qershor 2022. Kjo do të thotë se Kosova do të luajë në mesin e këtyre dy datave në dy ndeshje.

Ato do të pasohen nga dy ndeshje të tjera më vonë poashtu në qershor, 9-14 dhe me dy të tjera në shtator, 22-27.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *