Batatina: Këtë grup të Kosovës unë do ta kaloja

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, beson se grupi i Kosovës nuk është edhe i vështirë siç duket në letër.

Kosova ka mësuar kundërshtarët e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve, në shortin që është hedhur në Nyon të Zvicrës.

Dardanët do të jenë në Grupin 2 të Ligës C me fituesin e ndeshjes mes Qipros e Estonisë, me Greqinë sërish dhe me Irlandën e Veriut.

Për trajnerin e Llapit, grupi nuk është i vështirë – madje thotë se ai do të kishte pushtuar pozitën e parë po të ishte në stolin e Kosovës.

“Në këtë grup ku gjendet Kosova, 99% e kisha kualifikuar tutje nga vendi i parë në renditjen e grupit. Forca Kosova”, ka shkruar në Facebook Batatina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *