Kombëtarja e Kosovës sot mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve.
Në Nyon të Zvicrës përmes platformës Online hidhet shorti për fazën e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.
Ky short që nis nga ora 18:00 do të transmetohet drejtpërdrejt në Super Sport Kosova (SSK). Sa i përket Kosovës, “Dardanët” do të jenë në Ligën C, së bashku me 15 kombëtare të tjera.
Ata do të jenë në vazon e tretë, bazuar në pozicionin që kanë në ranglistë.
Ndër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës të cilët janë në vazon e parë, bëjnë pjesë kombëtare si Turqia, Sllovakia, Bullgaria dhe Irlanda e Veriut.