Tjetër fitore për Arsenalin në Premierligë.
Arsenali e ka mundur në shtëpi West Ham Unitedin me rezultatin, 2-0.
Golin e parë e ka shënuar sulmuesi Martinelli, me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’.
West Ham mbeti me 10 lojtarë në fushë në minutën 67′, Coufal u përjashtua me të kuq.
Arsenali deri në fund e shfrytëzoi këtë për të shënuar tjetër gol.
Smith Rowe shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0 në minutën e 87′
Me këtë fitore, Arsenali pushton pozitën e katërt në renditjen e Premierligës me 29 pikë.