Pas raportimeve se Kupa e Afrikës mund të anulohet, tani ka reaguar Konfederata e Futbollit të Afrikës duke iu adresuar këtyre spekulimeve si të pavërteta.
Mediat franceze kishin raportuar se si pasojë e variantit të ri të Covid-19 “Omnicron”, edicioni i 33-të i Kupës së Afrikës mund të anulohej.
Po ashtu, raportohej se klubet nga Premier Liga angleze dëshirojnë të mbajnë lojtarët e tyre të cilët janë ftuar nga kombëtaret, pasi që pas rikthimit në Angli do t’iu nevojitej vet-izolimi.
Sipas “Soccer 24”, Konfederata e Futbollit të Afrikës ka qartësuar gjendjen momentale me spekulimet mbi Kupën e Afrikës, ku kreu i mediave të kësaj konfederate Lux September tha që këto spekulimeve janë të pavërteta.
Ndërkaq, sekretari gjeneral i Konfederatës së Futbollit të Afrikës Veron Mosengo-Omba gjatë vizitës në Yaounde tregoi që stadiumi “Olembe” do të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të Kupës së Afrikës mes Kamerunit dhe Burkina Faso, ndeshje kjo që zhvillohet më datën 9 janar.