E paparë ndonjëherë, lojtari merr karton të kuq pa nisur loja

Futbolli vazhdon të jap episode të çuditshme.

Ndonëse shpesh shohim gola të radhë dhe situata të çuditshme këtë herë ka ndodhur diçka e paprecedent.

Pak çaste para fillimit të ndeshjes ndërmjet Olimpias dhe Cerro Porteno, e vlefshme për Superkupën e Paraguajit. Jean, portieri i Cerros, u përjashtua në momentin kur skuadrat po vebdoseshin në fushë për nisjen e takimit.

Arsyeja? Teksa u vendos në zonën e portës, “gardiani” i lindur në vitin 1995 iu përgjigj fyerjeve të ultrasve vendës, të vendosur në tribunë pas porte, me një veprim të të turpshëm.Gjithçka u dallua në kamerën e vendosur aty ku kryqëzohen shtyllat. Zyrtarët e ndeshjes në dhomën e VAR-it i rishikuan me kujdes pamjet dhe nuk hezituan të sinjalizonin kryesorin për t’i nxjerrë futbollistit kartonin e kuq.

Meqenëse ndeshja nuk kishte filluar, menaxheri i Cerro Porteno, Francisco Arce, mundi të aktivizonte portierin rezervë, Munoz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *