Ish-mbrojtësi i Cityt përjeton tmerrin, hajnat e lidhin me rrip dhe i grabisin disa gjëra në shtëpi

Ish-mbrojtësi i Manchester City, tani në radhët e ekipit portugez të Benficas, Nicolas Otamendi ka rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tij.

Sipas raportimeve në media, argjentinasit i hyrën në shtëpi katër persona për të grabitur.

Siç bëhet e ditur, Otamendi së bashku me gruan dhe djalin e tij janë sulmuar në shtëpinë e tyre në Lisbonë.

Katër sulmuesit e lidhën Otamendin me një rrip në qafë dhe i vodhën para dhe orë.

E gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur sot në orët e mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *