Robin Krasniqi ka fituar nga juria profesionale e certifikuar nga Federata Gjermane e Boksit kontestin për meçin e tij me boksierin gjerman Dominic Boesel.
Ekipi i boksierit Robin Krasniqi kërkon prova të manipulimit të pretenduar të meçit.
Të shtunën, skuadra e Krasniqit e kishte rivlerësuar meçin. Ata panë se Krasniqi ishte shumë më përpara me pikë dhe vendosën si më poshtë:
Timo Hoffmann: 116: 112 for Robin Krasniqi
Tengis Sade: 116: 112 for Robin Krasniqi
Sergej Kovalenko: 115: 114 for Robin Krasniqi
Mathias Eichler: 115: 113 for Robin Krasniqi
Jens Kluge: 115: 113 for Robin Krasniqi
“Jam shumë i lumtur që ka ndodhur ky rivlerësim. Tani është konfirmuar edhe nga gjyqtarët zyrtarë se unë jam fituesi i këtij meçi. Po pres me padurim luftën e tretë, por sigurisht që dua të marshoj si kampion bote.”, tha ai.
Avokati i Krasniqit dhe ekipi i tij nuk e kanë mohuar mundësinë e përsëritjes së meçit.