Davies mund të kalonte te Swansea për 3 milionë në vitin 2017, por nuk u lirua dot nga vendi i punës

Sot është padyshim një nga mbrojtësit e krahut të majtë më të mirë në botë. Për këtë epitet e ka ndihmuar edhe fati.

Alphonso Davies mund të ishte transferuar te Swansea City në vitin 2017, në një transferim që planifikohej të kompletohej për 3 milionë funte.

Talenti që tani vlen më shumë se 100 milionë funte nuk mund të merrte leje nga vendi i punës asokohe dhe transferimi i tij dështoi, bën të ditur ‘The Sun’.

Ëndrra e Davies ishte shkatërruar për shkak të rregullave të punës në Kanada. Davies ishte qytetar i Liberisë dhe duhej të fitonte pasaportën e Kanadasë.

Kështu, lojtari nuk u lirua dot nga puna e tij në Kanada dhe transferimi i tij në futbollin anglez dështoi.

Kjo duket se i solli fat, pasi më vonë Davies u shënjestrua nga Bayern Munich – skuadër me të cilën aktivizohet sot – ku fitoi Champions League e Bundesliga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *