Fituesi i Golden Boy për vitin 2021, Pedri, ka folur për ‘Tuttosport’ për mos nënshkrimin me Real Madridin kur ishte vetëm 15-vjeç.
Ai tregoi se shkoi për prova te Los Blancos, por për shumë arsye, nuk e bindi Realin për ta blerë.
Ani pse klubi i ëndrrave thotë se është Barcelona, Pedri insiston se nëse Reali do të kishte dashur, ai s’do t’i thoshte jo atë kohë.
“Kur isha 15 vjeç më thirrën për një provë dhe atë ditë kishte reshje të mëdha bore dhe duhej shtyrë. Të nesërmen, në kategorinë ‘Kadet A’, bëra stërvitje të lehta, pastaj u stërvita me një ekip tjetër, dhe përsëri me Kadet A. Ndoshta ata tashmë e kishin vendosur për mua dhe unë duhej të kthehesha në Tenerife. Unë s’do ta kisha refuzuar Real Madridin, le të themi se ndodhi diçka, një kombinim i rrallë rrethanash negative dhe në fund ishin ata që nuk donin të nënshkruanin me mua. Asgjë nuk ndodh kot dhe unë pata shans të dytë në klubin e ëndrrave të mia (Barcelonën)”, deklaroi Pedri.