Jose Mourinho edhe njëherë u ka dërguar mesazh drejtuesve të klubit se ka nevojë për futbollistë.
Sipas Gazzetta dello Sport, kjo dëshirë pritet t’i realizohet ish trajnerit të Manchester United.
Mourinho shpreson t’i afrojë mbrojtësin e Norwich Max Aarons, mesfushorin e Bayern Munich, Corentin Tolisso dhe Florian Grillitschin e Hoffenheim.
Për Aarons, Roma është e gatshme të paguajë milionë euro, derisa për Tolisso dhe Grillitsch dëshiron të arrijë para-kontratë për t’i marrë ata falas në verën e vitit 2022.