ZYRTARE: Shtyhet një tjetër ndeshje e Premier Ligës

Ndeshja e Tottenhamit në Premier League kundër Brighton të dielën është shtyrë pas një shpërthimi të gjerë të koronavirusit në klubin e Londrës veriore.

Ndeshja e Spurs në Europa Conference League kundër Rennes u anulua më herët të enjten pasi tetë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit rezultuan pozitivë për Covid-19.

Bordi i Premier Ligës pranoi një kërkesë nga Tottenham që ndeshja e tyre në stadiumin Amex të riorganizohej pas një takimi të enjten.

“Bordi i Premier League ka marrë vendimin për të shtyrë ndeshjen pas udhëzimeve të këshilltarëve mjekësorë, me prioritet shëndetin e lojtarëve dhe stafit”, thuhet në një deklaratë të Premier Ligës.

Një datë për ndeshjen e riorganizuar do të shpallet në kohën e duhur.

Të mërkurën, trajneri i Spurs Antonio Conte tha se ishte “i frikësuar” nga shpërthimi i vazhdueshëm i klubit dhe e përshkroi situatën si “serioze” që ka çuar në mbylljen e qendrës së tyre të stërvitjes së ekipit të parë.

Në një deklaratë të Spurs thuhej: “Dëshirojmë t’u kërkojmë falje të gjithëve në Stade Rennais dhe Brighton & Hove Albion dhe si mbështetësve të tyre ashtu edhe tanëve për çdo shqetësim të shkaktuar.

“Ne gjithashtu dëshirojmë të falënderojmë të dy klubet për mirëkuptimin e tyre gjatë këtyre kohërave sfiduese”.

Tottenhami do të vizitojë Leicesterin më 16 dhjetor dhe më pas do të presë Liverpoolin më 19 dhjetor përpara çerekfinales së Carabao Cup kundër West Ham, tre ditë më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *