Ka përfunduar pjesa e parë e dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, të vlefshme për grupin H dhe që kanë startuar nga ora 18:45.
Juventusi dhe Chelsea janë duke luftuar për vendin e parë në këtë grup dhe pas pjesës së parë është skuadra italiane ajo që momentalisht e ka në dorë këtë pozitë.
Në fakt, Chelsea është duke pësuar disfatë me rezultat 2-1 nga Zenit Shën Petersburgut edhe pse ishte në epërsi me golin e Werner, por Claudinho dhe Azmoun shënuan për ta përmbysur epërsinë fillestare të skuadrës së Thomas Tuchel.
Nga ana tjetër, Juventusi është duke e mposhtur Malmon me rezultat minimal 1-0 me golin e shënuar nga Moise Kean në minutën e 18’ të ndeshjes.