Ndeshja e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve ndërmjet Portos dhe Atletico Madridit prodhoi edhe një moment tensioni në mes dy grupeve të futbollistëve.
Rëndësia e ndeshjes ishte shumë e madhe, me Atleticon që në fund fitoi 1-3 dhe iu gëzua kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje prodhoi edhe tre kartonë të kuq, një për Carrascon e Atleticos, ndërsa dy për ata të Portos, Wendell dhe Marchesin.
Sulmuesi i Atleticos, Yannick Carrasco u përjashtua nga loja në minutën e 67-të për sharje dhe pak çaste më vonë, Angel Correa dhe Otavio morën kartonë të verdhë për sjellje josportive.
Pepe going full Pepe. Absolute nutter????. #pepe #PortoAtleti pic.twitter.com/POoqjU5pMd
— TT (@MillwallTT) December 7, 2021
Siç mund ta shihni në pamjet e mësipërme, ish-mbrojtësi i Real Madridit , Pepe, vendosi të futej në një grup lojtarësh të Atleticos dhe të bërtiste në fytyrën e Mario Hermosos përpara se të merrte një karton të verdhë për sjellje josportive.
67' Carrasco ?
70' Wendell ?It's all going off between Porto and Atletico Madrid ? pic.twitter.com/Xr7ZunFTOd
— LiveScore (@livescore) December 7, 2021
U desh ndërhyrja e futbollistëve të tjerë edhe nga stoli për të qetësuar situatën e cila veçse ishte e tensionuar.