“Reagimi i Ibrës dhe Kessie ishte qesharak” – Kloop komenton momentin e veçantë

Liverpool eliminoi Milani me një fitore që pak i duhej në llogaritë e saj për kualifikimin e mëtejshëm.

Një takim që për kuq e zinjtë ishte i luftuar deri në fund, teksa kërkonin fitoren për ta vazhduar të ishin pjesë dhe të luanin në Europa League.

Përveç të tjerave në këtë ndeshje do të mbahet mend gjatë një episod i ndodhur me dy lojtarët e Milanit, të cilët dolën “bllof” nga një veprim shumë i zgjuar i mbrojtësit të Liverpool.

Nataniel Filips bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe në mendjen e të gjithëve mbeti sidomos kthesa e minutës së 69-të. Ai mori topin në zonën e vet dhe me Kessien e Ibrahimovic që vinin nga të dy krahët, bëri një kthesë të shpejtë duke i nxjerrë të dy bosh.

Trajneri Jurgen Klopp e konsideroi qesharak këtë moment në konferencën e tij në fund të ndeshjes. “Ai zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme. Kthesa? Ishte qesharake! E njëjta gjë edhe për Sadio Mane dhe Mo Salah, ndeshja e sotme ishte e jashtëzakonshme. Mo shënoi golin e parë, Sadio ndërtoi golin e dytë. Kjo përzierje e këmbëve të freskëta me cilësinë e tyre, ishte diçka e mirë sot”, deklaroi trajneri gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *