Luis Suarez s’do të luajë në vikend në derbi kundër Real Madridit.
Për shkak të një problemi serioz muskulor, Suarez ndjeu dhimbje dhe u detyrua të lërë fushën e lojës para kohe kundër Portos, sfidë të cilën Atletico e fitoi 3-1.
Ish-sulmuesi i Barcelonës u largua nga fusha e lojës duke qarë.
Pas ekzaminimeve që do të bëjë sulmuesi uruguaian, do të përcaktojnë edhe kohën e rikuperimit të tij, por e sigurt është se derbin kundër Real Madrid, që luhet pas pak ditësh, Suarez do të jetë mungesa e madhe për Atleticon.