Trajneri ri i Manchester United, Ragnick e udhëhoqi skuadrën gjermane, RB Leipzig nga Bundesliga 2 në divizionin elitar në vitin 2016.
Dhe, festa për ngritje në divizionin tjetër nuk shkoi shumë mirë për trajnerin, i cili ishte pjesë e një skene ‘show’ në fushën e gjelbër.
Pas promovimit të tyre, Ralf Rangnick tërhoqi këmbën dhe u pa duke u rrotulluar në fushë, teksa golashënuesi më i mirë i Leipzig, atë kohë, Selke shkoi ta “lante” trajnerin me birrë.
Atëherë 57-vjeçari u ngrit shpejt dhe u largua, duke ecur me zell dhe duke buzëqeshur, kështu duke treguar se nuk kishte keqdashje.
Selke u pyet nëse ai kishte folur me Rangnick pas incidentit. Ai tha: “Jo, jam shumë i frikësuar.
VIDEO:
Here's new Man United boss Ralf Rangnick pulling his hamstring as he tried to dodge a celebratory beer soaking in 2016. pic.twitter.com/LuOST01Hna
— The Upshot ⚽ (@UpshotTowers) December 7, 2021
Trajneri i ri i United e mori përsëri klubin në vitin 2018, duke i ndihmuar ata të përfundonin të tretin në Bundesligë dhe duke u kualifikuar kështu në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019–20. Ata arritën gjithashtu në finalen e DFB-Pokal, por humbën nga Bayern Munich.