Champions League rikthehet sonte me xhiron e fundit të fazës së grupeve.
Tetë ndeshje sonte dhe tetë të tjera nesër për t’i kompletuar 16 ekipet që do të kalojnë tutje.
Me fillim nga ora 18:45, PSG përballet me Club Brugge, ndërsa Leipzig me Manchester Cityn.
Nga ora 21:00 zhvillohen edhe gjashtë ndeshje tjera, kurse vëmendja do të jetë në Milano dhe Madrid.
AC Milan e pret Liverpoolin, kurse Real Madridi do të jetë nikoqir i Interit.
Në ndeshjet tjera takohen:
Ajax – Sporting
Dortmund – Besiktas
Porto – Atletico Madrid
Shakhtar – Sheriff