Abdixhiku e priti në takim kreun e FFK-së Agim Ademin, ky i fundit i bën dhuratë fanellën e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka pritur sot në takim kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.

Abdixhiku përmes rrjeteve sociale ndau një fotografi me Ademin, ndërsa shkroi se e siguroi atë për mbështetje të partisë që ai udhëheq ndaj projekteve transformuese të futbollit kosovar.

“Sot prita në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademin. Kryetarin dhe Federatën e sigurova për mbështetje të ngushtë dhe përmbajtësore të LDK-së ndaj projekteve transformuese për futbollin tonë – në nivel lokal e nacional pa dallim”, shkroi Abdixhiku në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Ndërsa, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ia dhuroi fanellën e Kombëtares së Kosovës me mbiemrin Abdixhiku dhe numrin një.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *