Batatina: Llapi pa Veliun, si Barcelona pa Messin

Ndeshja në mes të Dukagjinit dhe Llapit e zhvilluar të dielën në Klinë përfundoi pa gola.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se Llapit i ka munguar loja e mirë pasi mungoi Valmir Veliu.

“Bëmë maksimumin për të fituar pikët e plotat, por nuk ia dolën. Kur Barcelona nuk ka pasur Messin nuk ka pas lojë të mirë, kurse ne nuk e kishim Valmir Veliun që ishte një mungesë e madhe. Por, djemtë luajtën mirë, ndoshta në pjesë ne dytë kemi qenë më të rezervuar edhe pse mendoj se kemi mundur ta fitojmë ndeshjen. Megjithatë, është e rëndësishme që kemi vazhduar serinë pozitive të rezultateve, ndonëse sot është dashur të fitojmë. Synojmë pikët e plota në ndeshjet tjera për të mbetur në krye të tabelës, aty ku Llapi e ka vendin”, ka thënë Batatina.

Llapi me këtë barazim pozicionohet në pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë të mbledhura, gjersa Dukagjini mbetet në pozitën e parafundit me 17 pikë të mbledhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *