I lënduar dhe 36 vjeçar, por për Ronaldon nuk ka rëndësi – portugezi vrapoi të gjithë fushën pak momente para se të zëvendësohej për shkak të një lëndimi

Mund të kenë qenë dy golat e Cristiano Ronaldos ato të cilat morrën vëmendjen e të gjithë botës së futbollit, por diçka tjetër ra në sy më vonë.

Teksa United largoi topin nga zona e tyre në minutën e 88-të, ata patën një mundësi për të kundërsulmuar, derisa rezultati i ndeshjes ishte 3-2 në atë kohë.

Jadon Sancho dribloi pothuajse të gjithë gjatësinë e fushës përpara se të pasonte për Bruno Fernandes – një nga golashënuesit e mbrëmjes.

Portugezi bëri një goditje të dobët, për të quar aksionin dëm.

Por i paparë nga Sancho dhe nga pjesa më e madhe e mbrojtjes së Arsenalit ishte Ronaldo, i cili kishte vrapuar të gjithë fushën për të ndihmuar në sulm.

Sapo topi nuk iu dha atij, por Fernandes, ai u përkul dhe mori frymë, duke luftuar dukshëm me dhimbjen. Ai u largua vetëm disa sekonda më vonë pas një dëmtimi të pësuar.

Ishte një moment që thjesht ilustron mentalitetin elitar të legjendës së United.

Dy golat e Ronaldos kundër Arsenalit ishin goli i tij i 800 dhe i 801 i nivelit të lartë.

Ai është lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon kaq shumë gola në nivelin elitar.

Ronaldo tani ka gjashtë gola në Premier Ligë këtë sezon.

Vetëm Mohamed Salah, Jamie Vardy, Diogo Jota dhe Sadio Mané kanë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *