Kanë përfunduar tri nga pesë ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës, të vlefshme për fazën e 1/8 të finales së kësaj gare.
Raundin tjetër të kësaj gare e kanë siguruar Dukagjini që e ka mposhtur Lirinë me rezultat 4-0, Arbëria që e ka mposhtur Vitinë me rezultat 3-0 dhe KEK-u që doli fitues nga ballafaqimi me Trepçën të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0.
Në vazhdime kanë shkuar ndeshjet Drita-Drenasi dhe Flamurtari-Ferizaj.