Tifozja e Wolves e pëson keq, goditet nga topi pasi ishte pas portës

Wolves po zhvillon takimin ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 14’të të Premierligës.

Megjithatë, ajo që mori vëmendjen është një tifoze e Wolves, e cila mbeti me gjak në hundë pasi u godit në fytyrë nga topi.

Anësori i Burnley-t, Maxwel Cornet, arriti të gjuante topin në kënd, i cili u godit me grusht nga portieri i Wolves, dhe topi ra në fytyren e tifozës që gjendej prapa portës.


Tifozët përreth gruas e duartrokitën, teksa ekipet e urgjencës mjekësore e ndihmuan atë.

Wolves po barazon me Burnelyn 0:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *