Ylli argjentinas i PSG-së, Lionel Messi ka fituar çmimin e Topit të Artë për herën e shtatë në karrierë.
Messi iu drejtua rivalit, Robert Lewandowski, duke i thënë se e ka merituar Topin e Artë falë arritjeve në vitin e kaluar.
“Ti e meriton Topin e Artë. Vitin e kaluar, të gjithë ishin të pajtimit se ishe fitues i madh”.
Ndërkohë, Lewa u rendit në pozitën e dytë, derisa fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë në botë, falë 68 golave për klubin dhe Kombëtaren e Polonisë në vitin 2021.