Ballkani është rikthyer në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll në javën e 16-të me 30 pikë gjithsej.
“Portokallezinjtë” fituan sot 0-1 ndaj Feronikelit në Drenas dhe shfrytëzuan barazimin pa gola në mes Llapit dhe Gjilanit për t’u rikthyer lider në renditjen tabelore.
Kësisoj, Gjilani zbret në vendin e dytë me një pikë më pak se suharekasit, ndërkaq në pozitën e tretë është ngritur Llapi me 25 të tilla.
Drita që ndeshjen e zhvillon të hënën me Dukagjinin ka 25 pikë në vendin e katërt.
Ulpiana, Dukagjini dhe Feronikeli mbyllin tabelën në tri pozitat e fundit në tabelë.
TABELA: