Derbi i javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll midis Llapit dhe Gjilanit nuk ka sjell fitues.
Dy skuadrat kanë ndarë pikët pasi luajtën pa gola 0-0 për gjatë 90 minutave në stadiumin e Merdares.
Pjesa e parë u karakterizua me raste nga dy skuadrat, por që nuk arritën të gjejnë cakun.
45 minutat e dyta më mirë i nisën lojtarët e Gjilanit që dominonin në një nuancë të lojës.
Megjithatë, lojtarët e Llapit u rikthyen në lojë ndërsa morën lojën në kontrollë duke tentuar në disa raste të gjejnë portën e Koliçit.
Sidoqoftë, gola deri në fund nuk pati dhe skuadrat morën nga një pikë.
Gjilani bie në vendin e dytë me 29 pikë, ndërsa Llapi ngritet në të tretin me 25 sosh.