Sot do të luhen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, në kuadër të xhiros së 16-të.
Përballja kryesore pritet të jetë në mes Llapit dhe Gjilanit.
Ekipi i Tahir Batatinës është në form të lartë në ndeshjet e fundit dhe do të synojë që të vazhdojë ecurinë pozitive edhe ndaj Gjilanit.
Ndeshja do të zhvillohet në Merdare me fillim nga ora 13:30.
Ballafaqimi tjetër është ajo në mes Feronikelit dhe Ballkanit.
Ballkani pas fitores në ndeshjen e fundit do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive edhe ndaj Feronikleit, e cila është gjendet në vendin e fundit në tabelë.
Ndeshja tjetër që luhet sot është edhe Drenica me Malishevën.
Këto dy takime fillojnë me fillim nga ora 13:00.